Tech

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç thirret në Bruksel nga krerët e BE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka njoftuar gjatë një interviste të saj për televizionin Pink në Serbi se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, gjatë kësaj jave do të udhëtojë për në Bruksel për të zhvilluar takime që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë.

Brnabiç nuk u tregua specifike se me kë do të takohet Vuçiç, përveçse tha që ai po shkon “që të vazhdojë betejën për ruajtjen e paqes”, duke iu referuar zhvillimeve në Veri të Kosovës.

Nga Bashkimi Evropian nuk kanë komentuar ende këtë vizitë të Vuçiç-it dhe në çfarë kapaciteti bëhet ajo.

As nga Qeveria e Kosovës nuk është njoftuar nëse Kurti do të këtë vizitë të profilit të ngjashëm në Bruksel, apo edhe ndonjë takim eventual me presidentin serb.

Takim që pritej pasi Kosova veçse ka pranuar hapat e propozuar nga Bashkimi Evropian për de-eskalim të situatës në Veri, duke ndërmarrë si hap të parë reduktimin e numrit të policëve të Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut.

Njoftimi i fundit nga BE-ja, ishte ai i të dërguarit për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili njoftoi edhe të dielën në mbrëmje se është duke punuar për organizimin e takimit mes shefit të Grupit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.

/f.stafa

#Situata #në #veri #të #Kosovës #Vuçiç #thirret #në #Bruksel #nga #krerët

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button