Aktualitet
KQZ urdhëron: Të hiqen simbolet e PD-së në ambientin e partisë së Lulzim Bashës

Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka detyruar subjektet e tjera që të heqin simbolet e saj nga një ambient privat në Tiranë.
Celibashi e konsideroi si të paligjshme përdorimin e simboleve të PD në ambientin privat në rrugën Ali Pashë Gucia, që tashmë përdoret nga Koalicioni Euroatlantik si zyrë e degës tetë.
Vendimi i KQZ detyron Policinë e Shtetit dhe atë bashkiakë që ta zbatojnë, por duket se vetë zyrtarët e subjektit politikë kanë marrë masa për të hequr simbolet.
Siç shihet nga video e siguruar nga A2CNN, ka nisur puna për heqjen e simboleve të PD nga ky ambient privat.
#KQZ #urdhëron #Të #hiqen #simbolet #PDsë #në #ambientin #partisë #së #Lulzim #Bashës
Java News