Aktualitet

Rama jep arsyet: Pse një prind demokrat duhet të votojë Partinë Socialiste në 11 Maj


Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish për procesin zgjedhor të 11 majit dhe rëndësinë që ka vota për Partinë Socialiste e cila sipas tij garanton procesin e integrimit në Bashkimin Evropian

Ai liston disa argumente se pse një prind demokrat duhet t’i besojë votën Partisë Socialiste.

Reagimi i Ramës: 

NJË PRIND DEMOKRAT NË 11 MAJ MUND:

) Ta hedhë votën në kënetë! Kot. Gjynah.
) Ta hedhë votën në ndonjë nga ato moçalet e reja plot me kushërinj të kënetës! Kot. Gjynah.
⛱️) Të mos e hedhë askund! Gjynah edhe kjo, po gjysma e të keqes.

OSE pastaj mund të bëjë gjënë e duhur, për vete dhe Shqipërinë:

Të mbyllë sytë, e ta hedhë në kutinë 5, ku jam unë dhe PS

E di që s’është ndonjë kënaqësi e madhe për një demokrat. Por ama është një kontribut dhe përfitim i madh, sepse:

1) Nuk e çon votën kot, po e jep për të fuqizuar Shqipërinë në negociatat me Bashkimin Europian.

2) Nuk e bën votën për gjynah, po u jep fëmijëve të vet pashaportën europiane të Shqipërisë 2030 në BE

May be an illustration

#Rama #jep #arsyet #Pse #një #prind #demokrat #duhet #të #votojë #Partinë #Socialiste #në #Maj Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button