Arrihet marrëveshja! Do të zyrtarizohet në fundin e kësaj jave, Rei Manaj gjen ekipin e ri në Turqi –

Rei Manaj do të largohet nga Sivaspori. Sulmuesi shqiptar e mbyll kështu bashkëpunimin me ekipin që e riktheu në nivel të lartë, ndoshta jo në mënyrën më të mirë të mundshme për shkak të disa konflikteve në kohët e fundit.
Kjo pasi shqiptari deklaroi se klubi nuk është kujdesur aspak për interesat e tij dhe e kanë dëmtuar. Megjithatë kjo do t’i lihet pas së shkuarës pasi Sivaspori ishte skuadra që i besoi Manajt në momentin kur të gjithë e quajtën “të mbaruar”.
Tani një tjetër transferim vjen për sulmuesin e Shqipërisë që do të shkojë te Trabzonspor. Sipas mediave turke, është arritur akordi mes palëve dhe në fundin e kësaj jave do të vijë zyrtarizimi. Trabzonspori është një skuadër e madhe në Turqi, por nëse flasim për renditjen aktuale, ndodhet vetëm një vend më lart se Sivaspori, në vendin e 13. /Sport Ekspres/
#Arrihet #marrëveshja #të #zyrtarizohet #në #fundin #kësaj #jave #Rei #Manaj #gjen #ekipin #në #Turqi
SportExpress