Aktualitet

Berisha: Nëse paraqitet një provë kundër meje, largohem nga politika

Sali Berisha, po zhvillon një konferencë të posaçme për shtyp ku do të bëjë publik një raport për “non gratën” nga Home Office britanik.

Përsa i përket shpalljes “non grata” nga SHBA, kryedemokrati Berisha thotë se nuk mund të paraqesë një raport të tillë pasi shprehet se DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument për marrjen e këtij vendimi.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka sfiduar DASH duke thënë se nëse paraqesin një provë të vetme kundër tij, ai largohet nga politika.

Sali Berisha: Unë në këtë raport kam paraqitur të gjitha këto dokumenta. Këtë raport do e quaj raportin e transparencës. Për fat të keq nuk mund ta bëj këtë për vendimin e DASH, pasi dy vite pasi është marrë ky vendim, DASH nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument, përfshi këtu kongresmenë amerikanë dhe media të rëndësishme të SHBA. Në faqen e këtij raporti paraqiten të gjitha të vërtetat. Nga errësira vjen dritë. Korrupsioni transnacional del në dritë me fakte tronditëse për shkallën dhe nivelin e korrupsionit që qëndron pas këtij vendimi.

Qëllimi i këtij raporti nuk është pafajësia ime, pasi këtë pafajësi e ka provuar periudha dyvjeçare, gjatë së cilës kryediplomati i botës nuk nxori asnjë fakt, provë apo dokument. Kjo nuk ndodhi sepse po e kursejnë Sali Berishën, por sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë vendim. Sfida ime është e hapur: paraqisni një provë të vetme dhe unë largohem nga politika. Pse i paraqesim këto materiale këtu? Këtë material po e publikoj se çdo shqiptar duhet të kuptojë se çfarë po ndodh me kombin e tij. Kushdo që do e lexojë do kuptojë një të vërtetë të tmerrshme, e cila u pa qartë në shpërthimin e skandalit McGonigal, në grabitjen e vulës së PD në prag të zgjedhjeve. Opozitës shqiptare po i bëhet një sulm i hapur për asgjësimin e saj. Këtë sulm ndaj opozitës po e organizon vetë kryeministri Edi Rama dhe bashkë me të, mafia më e rrezikshme e planetit, mafia e Sorosit.

/a.r

#Berisha #Nëse #paraqitet #një #provë #kundër #meje #largohem #nga #politika

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button