Shëndeti

Përleshje mes kunatash në Durrës, arrestohet njëra prej tyre (Detaje)

Një grua ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit e akuzuar për dhunë.

E arrestuara është shtetasja M.L e cila ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.

Po ashtu ditën e sotme, uniformat blu arrestuan në flagrancë 16-vjeçarin, banues në Durrës, i cili ka goditur me grushte dhe thikë një person pas një sherri mes tyre.

Policia e Durrësit njofton se ‘specialistët për hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë një shtetas 16 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas dhe me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasja M. L., 41 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës se saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.’

#Përleshje #mes #kunatash #në #Durrës #arrestohet #njëra #prej #tyre #Detaje

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button