Aktualitet

“Paqja në Ukrainë, brenda vitit”, Trump flet mirë me Zelensky-n: SHBA në dorë të “bërthamorit”

Sherri në Shtëpinë e Bardhë është lënë pas. Presidenti amerikan, Donald Trump, njofton se ka zhvilluar një bisedë tepër të mirë telefonikë për një orë me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo erdhi pas diskutimeve që pati për 90 minuta me liderin rus, Vladimir Putin. Zelenski njoftoi pas telefonatës me Trump se beson që “paqja afatgjatë mund të arrihet këtë vit” nën lidershipin amerikan.

“Presidenti Trump ndau detaje të bisedës së tij me Putinin dhe folëm për çështje kyçe. Një nga hapat e para për t’i dhënë fund luftës plotësisht mund të jetë ndalimi i sulmeve në sistemin energjitik dhe infrastrukturës civile. E mbështes këtë hap dhe Ukraina konfirmoi se është gati ta zbatojë. Ekipet tona e diskutuan këtë hap në Arabinë Saudite.

Pala amerikane propozoi gjithashtu një armëpushim të pakushtëzuar në frontin e betejës. Ukraina e pranoi këtë. Ne besojmë se hapa të tillë janë të nevojshme për të krijuar mundësinë për një paqe gjithëpërfshirëse”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë konfirmon se pronësia amerikane e impjanteve bërthamore të Ukrainës është diskutuar gjithashtu, pavarësisht se Zelenski sqaroi më vonë se bëhet fjalë vetëm për atë në Zaporizhia që kontrollohet nga rusët. Biseda telefonike e së mërkurës shënoi herën e parë që dy liderët kanë biseduar që pas grindjes në Zyrën Ovale, pavarësisht se që prej atij momenti, ekipet amerikane dhe ukrainase janë takuar në Arabinë Saudite dhe kanë negociuar një armëpushim 30 ditor.

Zelensky shton se nuk ka marrë asnjë presion nga Trump për të bërë lëshime, por në të kundërt, presidenti amerikan i ka premtuar se do të shqyrtojë mundësinë që Ukraina të marrë sisteme mbrojtje nga Europa.

#Paqja #në #Ukrainë #brenda #vitit #Trump #flet #mirë #Zelenskyn #SHBA #në #dorë #të #bërthamorit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button