Aksidenti me 4 viktima / Pranga shoferit të betonieres, në kërkim pronari i firmës ku ishte punësuar

Aleksandër Krrashi shoferi i betonieres është arrestuar për vepren penale ” shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”, “Drejtimi mjetit ne menyre te parregullt pa leje drejtimi” dhe ” largimi nga vendi aksidentit”.
Ndërkohë është shoqëruar në polici Danjel Qemal Koxha me detyre menaxher i firmes “Hel jon ” shpk per veprat penale “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”,”shkelje e rregullave ne pune”, ” Punesimi i paligjshem”, ” fshehje te ardhurave dhe tatimeve”.
Gjithashtu ABC News mëson se është në kërkim pronari i firmës ” Hel Jon ” shpk, Saimir Rruzhdi Hoxha me detyrë administrator i kësaj firme për veprat penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”,”shkelje e rregullave në punë”, ” Punësimi i paligjshem”, ” fshehje të ardhurave dhe tatimeve”.
#Aksidenti #viktima #Pranga #shoferit #të #betonieres #në #kërkim #pronari #firmës #ishte #punësuar
Java News