Aktualitet

Arrestohet një grua, dyshohet se sulmoi burrin dhe fëmijët e saj

Një grua është arrestuar të mërkurën në Istog, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj burrit me të cilin bashkëjetonte dhe fëmijëve të saj të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 19 mars, kur një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara me të cilën bashkëjeton.

Gruaja dyshohet gjithashtu për dhunë ndaj fëmijëve të tyre të mitur.

“E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.

Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për rastin.



#Arrestohet #një #grua #dyshohet #sulmoi #burrin #dhe #fëmijët #saj
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button