“Nëse historia e Parashqevi Simakut hapet, do të tronditet shoqëria shqiptare!”

“Është emblema e gjithë problematikës së shoqërisë shqiptare, është diva më e madhe, është maja e ajsbergut…Nëse Parashqevi Simaku si histori do të hapet, shoqëria shqiptare do të tronditet!”– Kështu deklaroi këtë të Mërkurë në studion e “Opinion” biznesmeni i njohur Elton Ilirjani për rastin e këngëtares ikonë që “u zhduk” nga syri i publikut për vite me radhë, për t’u rigjetur në një formë që askush s’do ta kishte imagjinuar ndonjëherë.
Por pse ekspozimi i historisë së saj do të shkaktonte një “tërmet”?
“Sepse ka personazhe të fuqishëm të përfshirë, të politikës së atëhershme. Të Sigurimit të Shtetit që e kanë përndjekur pa dijeninë e saj, të botë së artit. Është diva e padiskutueshme shqiptare, e xhelozuar maksimalisht nga kolegët e saj. Asnjë koleg i saj, qoftë të bënin dhe një koncert në formë bamirësie, apo qoftë 100 dollarë, ata heshtën sepse ata i tremben imazhit të mrekullueshëm të një dive shqiptare, të vetmes. Prandaj iu përula! Më e madhja e shqiptarëve! Ne si atdhetarë nuk duhet ta kishim lënë aty”, u përgjigj Ilirjani.
Ai shtoi se “etiketa e sirtarit të saj është e frikshme”.
“Ajo është grua e zgjuar dhe nuk ka për ta hapur…Unë e di atë sirtar. Parashqevinë e dua fort se kam jetuar 3 muaj me atë zonjë dhe kemi marrëdhënie të fortë emocionale, ajo është si mami për mua.”
#Nëse #historia #Parashqevi #Simakut #hapet #të #tronditet #shoqëria #shqiptare
Java News