Skenarët kur NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë/ Meçollari: Nëse do zbatonin letrën e Putin në 1997 baza e Kuçovës nuk do ndërtohej

Ish-Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari i është referuar një analizë të thellë mbi zhvillimet e fundit të bisedimeve ndërmjet Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë. Në një intervistë për RePolitix në Report TV, Meçollari ka theksuar se objektivat e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, janë të qarta, duke iu referuar letrës që Putin dërgoi në datën 13 mars në 1997 drejtuar NATO-s dhe Ëashingtonit.
Në këtë letër, e cila përmban 8 pika, Rusia ka përcaktuar kërkesat e saj, duke përfshirë kërkesën që të gjitha shtetet që janë anëtarësuar në NATO pas vitit 1997, të mos kenë mundësi të jenë pjesë e Aleancës. Meçollari ka nënvizuar se, sipas kësaj letre, një nga kërkesat kryesore të Rusisë do të ishte dhe ndalimi i ndërtimit të bazave ushtarake në Kuçovë, Shqipëri.
Mecollari: Nëse duam të përcaktojmë se cili është objektivi i Presidentit të Rusisë, është e thjesht. Në datën 13 Mars, Putin i ka dërguar një letër NATO-s dhe Ëashingtonit. Ajo letër ka 8 pika dhe ato 8 pika përcaktojnë se çfarë ka ndodhur, se të gjitha vendet pas 1997, që këto vende mos të futen në NATO. Nëqoftëse do pranohej letra e Putin nuk duhej të ndërtohej baza e Kuçovës. Shtylla e NATO-s është neni 5, ku është e përcaktuar mbrojtja kolektive dhe individuale. Nëqoftëse ndodh agresion, nuk është akt i Këshillit të Sigurimit është akt i pastër që vendos në kushte, për të hyrë në vetëmbrojtje të gjitha vendet e NATO-s.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili përcakton mbrojtjen kolektive dhe individuale të vendeve anëtare në rast agresioni. Sipas Meçollarit, nëse ndodh një akt agresioni ndaj një shteti të NATO-s, kjo nuk është një çështje për Këshillin e Sigurimit, por një akt i pastër që mund të detyrojë të gjitha vendet e NATO-s të veprojnë në vetmbrojtje.
#Skenarët #kur #NATO #mund #të #hyjë #në #luftë #Rusinë #Meçollari #Nëse #zbatonin #letrën #Putin #në #baza #Kuçovës #nuk #ndërtohej
Java News