Aktualitet

Përgjaket një tjetër aks rrugor në vend, makina përplas për vdekje këmbësoren në Bulqizë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Vocit” në Bulqizë.

Policia njofton se rreth orës 15:50 një 64 vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka aksidentuar këmbësoren. Për pasojë 59-vjeçarja vjeçe ka ndërruar jetë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.

Bulqizë/ Informacion paraprak

Rreth orës 15:50, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”, Bulqizë, shtetasi S.H., 64 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke aksidentuar këmbësoren, shtetasen H.M., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

#Përgjaket #një #tjetër #aks #rrugor #në #vend #makina #përplas #për #vdekje #këmbësoren #në #Bulqizë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button