Masakra e Gërdecit/ Meçe: Armatimi shqiptar shkonte në Hamas! Iu vu zjarri që të ndërpritej trafiku

Më 15 mars u përkujtua 17-vjetori i shpërthimit tragjik të Gërdecit, ku më 15 mars 2008 u vranë në fabrikën e demontimit 26 persona.
Lidhur me këtë ngjarje u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Agalliu, ku analisti Arben Meçe, ngriti akuza të forta. Ai tha se Sali Berisha bleu heshtjen e familjarëve të viktimave me mbi 20 milionë euro.
‘Berisha për ti mbyllur gojën atyre njerëzve, i bleu ata. Secili prej tyre mori lekë, vetëm familja Durdaj nuk u ble, pjesa tjetër e shiti gjakun e të afërme duke marr miliona lekë dhe duke mbyllur gojën dhe kjo është e dhimbshme. Gërdecin e mbajmë gjallë ne të tjerët që flasim, duhet të flasin edhe ata që u blenë. Me sa lekë u ble heshtja dhe ku u gjetën lekët, ishin mbi 20 mln euro, nga dolën ato, kjo ishte një humbje e buxhetit të shtetit në atë kohë. U shit gjaku për lekë, i morën ato lekë dhe mbyllën gojën’, tha ai.
Meçe tha se armatimi shqiptar shkonte drejt Hamasit dhe jo në Gërdec. Sipas tij, shpërthimi në Gërdec u bë që të ndërpritej trafiku i armatimit drejt Hamasit.
‘Është aferë ku janë amerikanët në lëvizje. Kemi një takim që u bë nga Fahri Balliu që bëri të gjitha lëvizjet, ishte takim që kishte të bënte me fishekët. Po armatimi nuk shkonte në Gërdec por hipte në avion dhe shkonte në tregun e luftës, kanë shkuar në Hamas. Raketat tonë shkonin në Hamas dhe jo në Gërdec. Gërdeci iu vu zjarri që të shpërthente korrupsioni që të ndërpritej trafiku i armatimit drejt Hamasit. Pra këto armatime futeshin në inventar sikur do të asgjësoheshin në Gërdec dhe nuk shkonin atje, por shkonin në Durrës, futeshin në kontenier. Paratë i merrnin ata që organizuan Gërdecin, kush ishte në themel të tij, ai i merrte lekët. Kush kishte kompetencë që të nxirrte nga depot armatimin e rëndë dhe raketat këtu? Kush kishte kompetencë? Atje shkonin edhe fëmijë 12 vjeç, kush e bënte administrimin atje’, tha ai.
I pyetur nëse beson se do të vihet drejtësi ngjarjen e Gërdecit, Meçe u shpreh skeptik. Ai tha se drejtësia më vend është kthyer në një instrument politikë.
‘Nuk do të bëhet drejtësi sepse po e shohim se drejtësia është kthyer në një instrument politikë. Le të vemi në çdo vend të Europës dhe të shohim qoftë edhe një goditje me armë të një polici dhe të ngrihet gjithë shteti, kurse këtu ti të vrasësh qytetarë të pafajshëm sepse do të heqin nga pushteti dhe ne heshtim prap’, tha ai.
#Masakra #Gërdecit #Meçe #Armatimi #shqiptar #shkonte #në #Hamas #zjarri #që #të #ndërpritej #trafiku
Java News