Aktualitet
Përfundon biseda telefonike Trump-Putin, i dërguari special i Kremlinit: Sot bota është bërë një vend shumë më i sigurt

Pas 90 minutash ka përfunduar biseda telefonike mes dy presidentëve, të SHBA dhe Rusisë, por deri tani nuk ka asnjë detaj rreth saj.
Megjithëse në media është raportuar se biseda ka shkuar mirë, as Shtëpia e Bardhë dhe as Kremlini nuk kanë reaguar akoma mbi rezultatin e bisedës.
Vetëm i dërguari special i Putin, Kirill Dmitriev, ka shkruar në rrjetin social X se “bota është bërë një vend shumë më i sigurt sot”, duke dhënë mesazhin e arritjes së një mirëkuptimi me presidentin Putin, për propozimin e Ukrainës për armëpushimin 30-ditor.
#Përfundon #biseda #telefonike #TrumpPutin #dërguari #special #Kremlinit #Sot #bota #është #bërë #një #vend #shumë #më #sigurt
Java News