Operacioni anti-drogë “Rrjeti”/ Balla: Do të intensifikojmë betejën kundër narkotikëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pasi ditën e sotme u arrestuan 2 persona të tjerë, në kuadër të operacionit anti-drogë “Rrjeti”.
Balla premton se beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar.
Postimi i Ballës:
Beteja kundër prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike do të intensifikohet duke kaluar në një luftë sistematike në të gjithë territorin e vendit dhe pikat e kontrollit kufitar. Përgëzime Drejtorisë së Policisë & Prokurorisë Elbasan për operacionin e koduar “Rrjeti”. Pres më shumë goditje si kjo
#Operacioni #antidrogë #Rrjeti #Balla #të #intensifikojmë #betejën #kundër #narkotikëve
Lapsi