Kosova blen dronë Bayraktar nga Turqia, Kurti: Tani edhe më të sigurtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia,të cilat do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare! Me Komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj përgëzuam oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Blerja e dronëve Bayraktar nga Kosova është diskutuar që nga fundi i vitit të kaluar.
Serbia e pati paralajmëruar Turqinë se nëse i shet Kosovës dronët Bayraktar do të ndikonte në marrëdhëniet mes të dy shteteve.
Shqiptarja.com
#Kosova #blen #dronë #Bayraktar #nga #Turqia #Kurti #Tani #edhe #më #të #sigurtë