Aktualitet

Fushatë me hijen e burgut –

Nga Ilir Yzeiri

Ky gjyqtari me një pamje të çuditshme që ka hyrë në histori se paskërka dënuar Sajmir Tahirin, jo vetëm që nuk mund të vepronte si një zëdhënës i drejtësisë, por vërtetoi atë që opinioni më i gjerë në vendin tonë po vëren me trishtim se drejtësia e re që e trumbetuam me aq bujë, jo vetëm që ka lindur e vdekur, por është e pushtuar nga një kastë të paaftësh dhe zjarrëvënësish të demokracisë, siç e vërtetoi ky gjyqtari i fundit që nuk u shpreh për atë që i ka caktuar ligji, pra të në thoshte që vendimi i parë me ato prova që u paraqitën në gjyqin e shkallës së parë, ishte i drejtë apo jo, por për përgjimet në burg për një gjë që nuk kishze ndodhur kur u arrestua Veliaj. Ky gjyqtari i apelit që as emrin nuk dua t’ia zë me gojë që ngjan sikur është arratisur nga ndonjë planet i pazbuluar ende, pa iu dridhur qerpiku fare i dha grushtit të shtetit që i është bërë demokracisë shqiptare edhe një shpullë tjetër.

Siç thoshte me të drejtë akademik Artan Fuga, « … është paradoks logjik, juridik, nonsens, as i drejtë as i gabuar, por alogjizëm, t’i thuash tjetrit : të futa në burg atëherë se nuk je sjellë mirë tani në burg ! » (Tema, 14.03.2025). Arrestimi dhe mbajtja në burg e Erion Veliajt pa asnjë provë dhe në shkelje flagrante të ligjit nga dy prokrorë prej të cilëve njëri i katapultuar aty jashtë të gjitha kritereve, ku të vetmin specializim ka një kurs 3-mujor në asfalinë greke dhe certefikimi nga dy gjyqtarë një farë Bani që vjen nga sillogjet greke dhe ky gjyqtari i fundit që duket sikur ka ardhur ngandonjë planet i pazbuluar ende, më kujtuan linçimin dhe goditjen e regjimit komunist ndaj elitave të këtij vendi.

Kurrë më parë si këtë radhë nuk jam ndier i prekur dhe vetëm tani i kuptoj se çfarë kanë përjetuar ata qindra intelektualë e martirë që merreshin e futeshin në burg nga Dumanët. Dadot, Banot, dhe ky Pëllumbi i arratisur nga planeti pa emër e kohës së komuniszmit. Si ka mundësi që Partia Socialiste, Parlamenti shqiptar që është akoma i mbledhur nuk reagon dhe nuk krijon urgjentisht një Komision Parlamentar për të hetuar gjithë të zezat që kanë dalë nga kjo ngjarje e rëndë. Përkundër kësaj, PS-ja dhe opozita vijojnë si të mos ketë ndodhur asgjë. Kanë nisur fushatën dhe ajo që ti sheh deri tani është një trishtim i madh : luftë ad hominem. Të duket vetja sikur je në një Pazar të Madh ku ndërrohen e shiten identitete, karaktere.

Listat e deputetëve, emrat që hyjnë e që dalin janë bërë ngjarja më e madhe e vendit. Jemi ende në epokën feudale ku zgjedhja e taksidarit përcaktonte edhe suksesin. Asnjë fjalë për programme, asnjë ide. Vetëm një tabelë e madhe emulacioni ku parakalojnë emra që ikin sa nga një tabelë e futen te tjetra. E ndërkaq, Erion Veliaj lihet në burg dhe Olsi Dado, Dumani, Pëllumbi i arratisur dhe Sameti i Libofshës marrin edhe përgëzime nga kjo e dërguara europiane. E njëjta situatë si në vitin 1945 e 1946 kur Bedri Spahiu që dënonte kriminelët e luftës merrte duartokitje nga jugosllavët se ata kishim miq në atë kohë. Ndërsa turma e ekzaltuar jashtë ulërinte : « kriminelët porsi miu i dënoi Bedri Spahiu ».

Edhe tani turmat me jargë mbushin rrjetin dhe masturbohen me urrejtjen ndaj Veliajt apo ndaj armikut. Nën hijen e burgut po nis një fushatë që nuk ka asnjë ide. Nëse partia socialiste nuk e adreson hapur problemin dhe nuk inicion një hetim parlamentar për të sqaruar se përse goditet numri dy i kësaj force politike, përse ai rrëmbehet nga një bandit me emrin Olsi Dado e Altin Dumani dhe mbahet në burg pa asnjë provë, ky vend jo vetëm që nuk ngjall shpresë më, por do të bëhet një kënetë edhe më e thellë sesa kjo që është tani.

#Fushatë #hijen #burgut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button