Aktualitet

Tentoi të përdhunojë 30 vjeçaren dhe i vodhi çantën…më pas u fsheh në shpellë! –

Rast disi i pazakontë ky në Lezhë! Policia ka arrestuar në një shpellë në zonën e Kalasë së këtij qyteti, 33 vjeçarin Valentin Kovaçi. Dyshohet se ky i fundit po fshihej aty që prej datës 7 Mars, ditë në të cilën ka sulmuar një 30 vjeçare, duke i vjedhur me dhunë çantën e dorës. Por jo vetëm kaq! I riu ka tentuar edhe ta përdhunojë.

Gjatë kontrollit në vendin ku ai fshihej, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.

#Tentoi #të #përdhunojë #vjeçaren #dhe #vodhi #çantënmë #pas #fsheh #në #shpellë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button