Joe Jonas flet për incidentin në skenë

Joe Jonas zbuloi se dikur iu desh të bënte një “ndërrim në mes të shfaqjes” sepse kishte bërë jashtëqitjen në skenë, teksa ishte i veshur me pantallona të bardha.
Këngëtari i Jonas Brother foli rreth incidentit i cili ndodhi “rreth katër vjet më parë”, në episodin e së premtes në podcast “Will & Woody”. “Le të themi se ishte një ditë e keqe për të veshur rroba të bardha,” tha ai.
Artisti u shpreh me shaka se “ka mundur të përballojë” traumën në skenë “me shumë terapi”. Ndërsa Jonas nuk zbuloi shfaqjen e saktë se ku ndodhi aksidenti – ose nëse vëllezërit e tij Nick dhe Kevin e dinin për momentin e sikletshëm.
Ai mund të bëjë shaka për incidentin tani, por kujton se është shqetësuar se dikush do të kuptonte se çfarë ndodhi në atë kohë“. Nuk ishte aq e madhe sa mendoja. E tillë është jeta”, përfundoi Joe Jonas. “Kjo u ka ndodhur shumë artistëve. Kam paguar detyrimet e mia dhe ndihem sikur jam pjesë e ndonjë klubi sekret tani.” Të famshëm të tjerë që janë përballur me një moment të tillë në publik janë artistët Chris Brown, Ed Sheeran dhe aktorja Jennifer Lawrence./
#Joe #Jonas #flet #për #incidentin #në #skenë
Lapsi