Aktualitet

E dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit, prangoset e dashura e Safet Bajrit –

E dashura e Safet Bajrit është arrestuar pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

E.A. është pronare e një dyqani në “Myslym Shyri” është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj.

Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e arrestit me burg për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e A.E në ngjarjen e 2018 që përplasi dy familjet Lici e Bajri.

A.E ndodhet aktualisht në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit. Arrestimi i A.E u krye nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali akuzohen nga SPAK për ekzekutimin e Fatbardh Licit në shenje hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Berçana e partneres se tij Silvi Ndoci.

#dyshuar #për #vrasjen #Fatbardh #Licit #prangoset #dashura #Safet #Bajrit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button