“Partizani”, proces politik! Non-grata, pasojë e një lobimi… –

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit, si edhe lista e kandidatëve.
Po ashtu ajo u ndal edhe tek “non grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilën e konsideron, si një lobim për ta larguar nga jeta politike.
Duke iu rikthyer asaj situatë, Topalli tha se edhe në atë koha ka nënvizuar se ishte një proces politik. Ndërsa sa i përket “Dosjes Partizani”, Topalli shtoi se është pa asnjë fakt dhe se i gjithë procesi është politik dhe antiligjor.
“Nëse e keni fjalën për zotin Berisha, unë nuk e di se ekziston një njeri që të mos e ketë kuptuar se ajo ishte një proces politik dhe koha, dhe në muajt e ardhshëm do të shihet se është një lobim për ta hequr nga jeta politike, ashtu siç do t’i pëlqente mazhorancës. Unë po flas për Partinë Demokratike, sa për dosjen Partizani ajo është pa asnjë fakt, dhe gjithë procesi është politik është antiligjor. Këto që them sot, i kam thënë në atë periudhë kur njerëzit ishin shumë të frikësuar, kam thënë që është lobim politik. Por eksperienca politike, lidhjet, informacionet, më çonin aty. Dhe zhvillimet e fundit, po tregojnë që ishte një lobim për të zhdukur opozitës”, tha ndër të tjera ajo.
#Partizani #proces #politik #Nongrata #pasojë #një #lobimi
Java News