Aktualitet

Në dy muaj ka ndryshuar… –

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën për zgjedhjet e 11 majit, Jozefina Topalli, e ftuar në “Real Story” u pyet nëse partia ku ajo bën pjesë ka potencialin dhe guximin për të zgjedhur një person tjetër si kandidat për kryeministër, përtej Sali Berishës, duke marrë parasysh edhe kriterin e moshës.

Ajo tha se Sali Berisha vijon të punojë më shumë se të tjerët në parti dhe sipas saj nën drejtimin e tij situata në PD ka ndryshuar shumë. Topalli vendosi të përgjigjej pyetjes së gazetarit Balla në dy plane, ku ndër të tjera shtoi se:

“Do të përgjigjem më dy plane. Plan i i parë, unë shoh Trumpi në Amerikë, është e njëjta moshë dhe merr vendime shumë të forta. Kthehemi në Shqipëri, dhe vërej, se ai që ka qenë ish-kryeministër, ish-president, i arrestuar, mbi të cilin janë hedhur bomba dhe grushte, i është çuar e gjithë administrata e përparshme . Ajo që ka ndodhur me opozitën në këto vite është e pabesueshme. Punon dhjetë herë më shumë se të gjithë në të tjerët të marrë së bashku dhe nga pikëpamja intelektuale, instikti dhe aksionit politik, mbetet sërish i pakrahasueshëm me pjesën tjetër. Ky është problemi ynë nuk është i Berishës. Plan i dytë është që u largua në 2013. Absolutisht u largua. Unë nuk besoj se ju i besoni se çfarë thotë. Në këtë drejtim ia kanë imponuar, nuk e di a ka dashur bilez, dhe nuk e di nga ana njerëzore të provosh një kalavar të tillë, për çfarë? Kur i ka provuar gjithë karrierës. Por, është fakt, që në dy muaj ka ndryshuar gjithçka në PD. Ka ndryshuar klima, ka më shumë shpresë, më shumë besim, me aktivitete, lëviz çdo gjë”, tha ajo.

Ajo komentoi edhe statutin e Partisë Demokratike sa i takon procesit të primareve. Sipas saj, ky statut ka nevojë për përmirësime, sepse është hartuar në një kohë krize.

“Statuti e thotë. Unë mund të mos bie dakord, por je i detyruar ta zbatosh. Po të më pyeste mua dikush, a do i hiqnit primaret, po do i thosha dhe do i hiqja dhe ka shumë gjerë për t’i përmirësuar më thënë të drejtën atij statuti, sepse edhe ky statut është bërë në kohë krize në PD, në kohë krizash nuk është se je më perfekti”, tha ajo.

#Në #muaj #ndryshuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button