Aktualitet

Në 360 faqet e dosjes nuk gjen asnjë fakt që e implikon –

Ish-deputeti dhe analisti Arben Meçe zbërthen në “Studio Live” të Report TV dosjen me 360 faqe të kryebashkiakut Erion Veliaj, mbi të cilën GJKKO dhe SPAK kërkuan dhe vendosën arrestimin dhe masën e sigurisë me paraburgim, e cila tashmë është apeluar dhe pret caktimin e datës për seancë.

Ai zbuloi edhe gafat ligjore dhe juridike të bëra nga prokurori i çështjes Ols Dado, pasi e ka verifikuar fletë për fletë dhe dokument për dokument të gjithë materialin e organit të akuzës.

Meçe thotë se prokurori ka ngatërruar materialet mes viteve, madje edhe vetë është përfitues i lejes ashtu sikurse akuzon biznesmenët e tjerë, por pikërisht veten e ka përjashtuar nga ky hetim. Sipas Meçes, Dado duhet të ishte edhe vetë i hetuar për këtë leje, por ka përdorur dy standarde, duke krijuar edhe kakofoni dokumentacioni.

Pika e dytë e dosjes që cedon juridikisht sipas tij është ngatërrimi qëllimisht i qendrës së Ajola Xoxes, “Harabel” si sh.p.k., kur ajo është OJF dhe nga verifikimet rezulton se nuk ka përfituar asnjë fond nga Bashkia e Tiranës, por akuza i ëhstë ngritur pikërisht për këtë shkak, diçka absurde.

Meçe sqaroi se donacionet për OJF-të nuk përbëjnë korrupsion dhe vepër penale në asnjë vend të botës, për më tepër që Xoxe sipas dosjes nuk figuron në asnjë rast përfituese, për më tepër që i ka deklaruar të gjitha të ardhurat.

Po kështu ai vuri në dukje paradoksin penal, duke thënë se kryebashkiaku Erion veliaj është arrestuar pa prova, pasi nuk rezulton as në korrupsion dhe as në shpërdorim detyre. Kurse vepra e ngriture nga SPAK nuk qëndron me dosjen që SPAK i ka çuar Gjykatës.

“Kemi të bëjmë me një manipulim në kurriz të Erion Veliajt, është arrestuar pa fakte dhe prova dhe madje me këto që ka dosja është i pafajshëm”, tha Meçe mes të tjerash, duke iu përgjigjur avokatit Redi Ramaj në studio, i cili u shpreh se “derisa të shpallet i pafajshëm, Veliaj është nën masë dhe Prokuroria ka dyshime të arsyeshme”..

“Prokuroria e Posaçme ka ngatërruar dokumentet dhe procedimin penal që ka kryer. Olsi Dado është përfitues i lejes së ndërtimit, ashtu sikurse edhe këto kompanitë e tjera që flasim në dosje. Logjika mbetet e njëjtë, pra direkt ose indirekt marrin leje ndërtimi dhe dy prej kompanive që flasim kanë marrë 6 leje ndërtimi nga 2018 dhe njëra është më 2024. Por hetimi që bën Prokuroria është për 2023-2024, por kur vjen puna të materialet ajo fut edhe të 2018, 2019 e më tej dhe krijon një kakofoni. Në dosjen e Prokurorisë nuk thuhet në asnjë moment që është konflikt interesi dhe shpërdorim detyre nga kryebashkiaku Erion Veliaj apo Ajola Xoxe. Pra kjo vepër penale nuk ekziston në masën e sigurisë dhe në dosje. Korrupsioni pasiv nuk ekziston, nuk ka. Dosja është zbërthyer detaj më detaj. Për ‘Harabel’ nuk ka asnjë financim nga bashkia, Ajola Xoxe nuk ka përfituar asnjë financim nga Bashkia. Xoxa të gjitha të ardhurat i ka të deklaruara”, shprehet ish-deputeti në Report Tv.

Më tej ai sqaron dhe çështjen e financimeve të Bashkisë, pjesë e fashikullit që ka përfshirë SPAK. Ai shprehet se SPAK ka ngatërruar OJF-të me sh.p.k-të dhe për më tepër me OJQ-të. Duke sjellë në vëmendje se donacionet te OJF-të nuk quhen akte korruptive në asnjë vend të botës, e për më tepër që edhe në këtë rast Xoxe nuk figuron përfituese askund.

“Bashika ka bërë financim në kaq vite vetëm 95 mijë euro. Ndaj një shoqërie tregtare, pra nuk ëhshtë OJQ. Gabimi është trashanik. Janë analizuar të gjitha faqet e raportit dhe dosjes, të 360 faqet në dy kapituj. Veliaj po akuzohet pse ke financuar OJQ, janë OJF zotëri, nuk janë OJQ. Dhe nuk janë të Ajola Xoxes. Është futur në burg për një gjë që nuk ekziston. Pra Veliaj akuzohet pse i ka dhënë 95 mijë euro OJF-ve dhe prokuroria e ngatërron me OJQ. Dhe për më tepër që në këto OJF nuk figuron fare Xoxe. Pagesa që “Harabel” ka bërë për qeranë, prokuroria e quan vepër penale, absurde. Prokuroria thotë se kompanitë kanë depozituar para, jo, nuk është e vërtetë. Kushdo mund ta financojë OJF-në, edhe unë, nuk implikohet OJF-ja, ky është mekanizmi, por këto donacione duhen deklaruar dhe janë deklaruar. Nëse donacioni jepet në OJF nuk quhet korrupsion dhe vepër, por vetëm nëse jepet në sh.p.k”, argumentoi Meçe.

Dhe pasi e ka studiuar dosjen faqe për faqe, analisti shprehet i bindur se kryebashkiaku është arrestuar pa prova, duke sfiduar çdo ekspert dhe jurist që të ballafaqohet me dosjen në fjalë.

“Erion Veliaj, me dokumentet që kam këtu, ftoj këdo ekspert në Shqipëri, qoftë i opozitës, për të vërtetuar se Veliaj nuk është vetëm gjë tjetër se “profesori im i fabulës” (rrëfen historinë me profesorin e tij), se prokurori do që t’ia gjej një gjë patjetër, diçka, edhe pse ajo nuk ekziston, sepse mendon se ai patjetër diçka e ka bërë, pasi nuk ka mundësi që të jetë i pastër! I ftoj dhe sfidoj të gjithë ekspertët që thonë se dosja e Veliajt është e kopsitur, të vijnë dhe ta zbërthejnë këtë dosje. Ka një vit që heton Prokuroria dhe nuk ka bërë asgjë. Me këto që janë këtu, gjyqtari nuk ka asnjë provë. Prokuroria nuk mund t’i fusë njerëzit në burg kur i do qejfi asaj. Janë bashkuar sh.p.k-të me OJF-të, i duhen thyer dhëmbët çdo eksperti që ka bërë këtë dosje. E ftoj SPAK dhe çdo prokuror të hap procedim penal nëse unë po dezinformoj dhe po falsifikoj”, sfidoi ai publikisht.

Duke i qëndruar idesë së fakteve dhe asaj çfarë përmbanin dy fashikujt apo vëllimet e dosjes GJKKO-SPAK, Meçe u shpreh në fund se ky ishte një manipulim me qëllim që Veliaj të burgosej.

“Kemi të bëjmë me një manipulim në kurriz të Erion Veliajt”, tha ai, teksa hasi në kundërshtimet e avokatit Ramaj, që u shpreh se “Prokuroria ka ndjekur standardin e njëjtë si me zyrtarët e tjerë”.

Por Meçe i kujtoi se edhe avokati nuk po përdorte të njëjtin standard, ashtu sikurse edhe SPAK sipas dosjes kishte vepruar me dy standarde, duke ngritur edhe dyshime se këto hetime mund të jenë edhe me motive politike.

#Në #faqet #dosjes #nuk #gjen #asnjë #fakt #që #implikon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button