Aktualitet
“BF” kërkon rinumërim votash në këtë bashki: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në…

Koalicioni Bashkë Fitojmë ka depozituar në KAS ankimimin për rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë Belsh.
BF kërkon rinumërim dhe rivlerësim të votave në të gjitha qendrat e votimit në bashkinë Belsh.
Gjithashtu. shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në burgun e Kosovës, votat e të cilit sipas ankimit përcaktuan rezultatin e ngushtë në favor të kandidatit të PS.
Kandidati i PS në bashkinë Belsh Arif Tafani fitoi me 4537, kundrejt kandidatit të Bashkë Fitojmë Bedri Qypi me 4497. Diferenca mes dy kandidatëve ishte 60 vota.