Sport

PSG është më e mirë pa Kilian Mbappe, si në mbrojtje dhe në sulm…

PSG ka eliminuar Liverpoolin nga Champions League. Francezët, me një ekzekutim më të mirë nga ruleta ruse, kanë kaluar në çerekfinale, ku me gjasë do të përballen me Aston Villa. Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka bërë një deklaratë interesante pas triumfit të tyre në Anfield. Ai pretendon se skuadra aktuale është më e mirë pa Kylian Mbappe, i cili prej vitesh ishte forca kryesore sulmuese e parisienëve.

Pas ndeshjes në Anfield, askush në Parc des Princes nuk e kujton Mbappe. “Unë ende mendoj se ky ekip është më i mirë pa Mbappe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje,” ishin fjalët brutale të Luis Enrique ndaj ish-yllit të PSG. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#PSG #është #më #mirë #Kilian #Mbappe #në #mbrojtje #dhe #në #sulm
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button