Aktualitet

Me ty në çdo hap dhe sfidë –

Edhe pse në proces divorci, Monika Kryemadhi ka shpërndarë në “Facebook” një reagim të ish-deputetes të LSI-së, Miranda Rira, ku shpreh mbështetje për kryetarin e PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet pas hekurave të qelisë prej 21 tetorit 2024.

“Unë nuk i braktis kurrë njerëzit, sidomos kur ata janë në momentin më të vështirë të jetës së tyre. Po, mund të kem mendim ndryshe, diskutime dhe debate, por qëndrimi im ndaj tyre bazohet në parimin e mirënjohjes, qëndrueshmërisë dhe sakrificës, no matter what!

Këto përmblidhen në atë që quhet karakter dhe kjo qëndron për çdo marrëdhënie njerëzore që unë ndërtoj. Me ty Ilir Meta, në çdo hap dhe në çdo sfidë”, është shkrimi i Rirës, që duket se Kryemadhi e pëlqen dhe e aprovon duke e shpërndarë në profilin e saj të rrjetit social.

 

Kjo lëvizje e fundit e Kryemadhit ishte disi e çuditshme, pasi më herët në deklaratat e saj për mediat është shprehur se nuk ka pasur asnjë komunikim me Metën që pas arrestimit të këtij të fundit, teksa shtoi se bashkëshortin e saj me të cilin është në proces divorci, e kanë ‘iluminuar’ njerëz të tjerë me shpifje kundër saj dhe marrëdhënia ishte përçarë.

#në #çdo #hap #dhe #sfidë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button