Aktualitet

Post-Berluskoni/ “Forza Italia” i beson ringritjen Antonio Tajanit

Antonio Tajani do të jetë pasuesi i Silvio Berlusconit në krye të Forzza Italia. Ministri i Jashtëm i Italisë u zgjodh me votë unanime si Sekretar i përkohshëm Kombëtar i partisë së krijuar dhe drejtuar deri në vdekje nga “kavalieri”.

Tajani do të jetë lideri i Forza Italia derisa të thirret Kongresi i ardhshëm pas votimit, i cili u zhvillua me ngritjen e dorës.

Këshilli Kombëtar i Forza Italia u mblodh për herë të parë në Romë pas ndarjes nga jeta të Berluskonit dhe Tajani propozoi tërheqjen e titullit “president” pasi ai i përket sipas tij themeluesit, dhe zëvendësimin me titullin Sekretar Kombëtar.

Unë besoj se kjo lëvizje nuk mund të ketë më president dhe për këtë arsye propozoj që fjala “president” të zëvendësohet me fjalën “sekretar kombëtar”, sepse ka vetëm një president dhe nuk do të ketë tjetër. Silvio Berlusconi është e tashmja dhe e ardhmja jonë, prandaj i kam propozuar Këshillit që të modifikojë Statutin duke shtuar fjalët “Silvio Berlusconi president dhe themelues” në faqen e titullit”, nënvizoi Tajani.

Tajani më pas i drejtoi një mesazh domethënës Asamblesë së “FI”, duke thënë: “Tani le t’i shndërrojmë ëndrrat e Berlusconit në realitet. Le të qëndrojmë të bashkuar“.

Nuk është e lehtë të drejtosh një lëvizje politike që ka pasur Silvio Berlusconin si lider për gati 30 vjet. Unë mund të garantoj vetëm angazhimin tim, vendosmërinë, vullnetin tim për t’i shndërruar në realitet të gjitha ëndrrat e tij. Për ta bërë këtë do të më duhet ndihma e të gjithëve ju, të gjithë klasës sonë në pushtet, zyrtarë të zgjedhur, simpatizues, militantë. Përpara se të jem sekretar kombëtar, e konsideroj veten militant të FI-së. Nuk jam i emocionuar nga gradat, por nga vlerat në të cilat unë besoj dhe ne të gjithë besojmë së bashku”, shtoi ai.

Një letër nga familja Berluskoni u lexua po ashtu për të pranishmit , ku u kërkohej krerëve të partisë që “të vazhdojnë të pohojnë idealet e lirisë, përparimit dhe demokracisë që kanë karakterizuar gjithmonë mendimin e themeluesit”. (A2)

#PostBerluskoni #Forza #Italia #beson #ringritjen #Antonio #Tajanit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button