Vllaznia “i fut” Krymin Linfield: mesfushori kthehet në shtëpi pas një viti mungesë

3-1 me të cilin Linfield ka likuiduar Vllazninë në ndeshjen e parë të raundit të parë të Conference League ka sjellë reflektim te kuqeblutë. Reflektim që, reagimin e parë e ka marrë nga merkato. Një goditje e fortë, në letër, e bërë nga shkodranët për sezonin e ri. Ardi Krymi ka firmosur tashmë për Vllazninë, duke nënshkruar një kontratë dy vjecare.
Lojtari, i dalë nga Akademia shkodrane, në përfundim të sezonit 2021-22, u largua drejt Soligorsk. Pas një viti 26 vjeçari zgjodhi për t’u rikthyer në Shkodër, nga ku ishte larguar si kapiten. Krymi ishte në kontakte edhe me Tiranën e Partizanin, por thirrja e shtëpisë ishte e fortë për 26-vjeçarin.
Vështirë të mendohet aktivizimi, të paktën nga minuta e parë, në ndeshjen e kthimit kundër Linfield. Megjithatë, lojtari do të jetë nën urdhërat e Memellit që nesër. Ndoshta, në varësi të ndeshjes, Krymi mund të jetë i vlefshëm për teknikun, që do të kërkojë të përmbysë humbjen e pësuar në Irlandën e Veriut.
Lexo më tej: Video/ Vllaznia shembet në Irlandën e Veriut: Juric vetëm sa zbut pasivin ndaj Linfield
ARDIT KRYMI RIKTHEHET NË SHTËPI
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Ardit Krymi për ta veshur pas një viti shkëputje sërish me fanellën kuqeblu. Ai do të jetë për 2 vitet e ardhshme pjesë e jona.
Mirë se erdhe Ardit!
#Vllaznia #fut #Krymin #Linfield #mesfushori #kthehet #në #shtëpi #pas #një #viti #mungesë
Lapsi