Aktualitet

Zhduket babai i 3 fëmijëve në Shkodër, prej 4 ditësh asnjë gjurmë

Zhdukja e tij është e mistershme për shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vete Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

#Zhduket #babai #fëmijëve #në #Shkodër #prej #ditësh #asnjë #gjurmë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button