Aktualitet
Aksident në rrugën Levan-Vlorë, përplasen 3 makina, shkak dyshohen reshjet e dendura të breshërit

Aksident në aksin Levan-Vlorë mbrëmjen e sotme (21 Janar).
Për shkak të reshjeve të dendura të breshërit, rruga është bërë e rrëshkitshme dhe gjithashtu shkak i këtij aksidenti.
Për pasojë janë aksidentuar 3 automjete në vendin e quajtur “Mbikalimi i Levanit”. Për momentin nuk ka raportime për të dëmtuar.
Policia ka shkuar menjëherë drejt vendngjarjes.
Në pamjet e siguruara shihet qartë rruga e mbuluar nga breshëri i rënë, gati plotësisht e mbuluar dhe mjetet që lëvizin me vështirësi për shkak të lagështirës dhe rrezikut për t’u aksidentuar.
#Aksident #në #rrugën #LevanVlorë #përplasen #makina #shkak #dyshohen #reshjet #dendura #të #breshërit
Java News