E paprecedentë, duhej të ishte dosja e Shkallës së Parë! –

Rreth 7 orë ka zgjatur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.
Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi, bëjnë me dije se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye seanca është shtyrë, pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me provat.
Avokati Edmond Petraj dhe gazetari Anri Bala ishin të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ku e cilësuan të pazakontë metodologjinë që po ndjek SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Avokati Petraj theksoi se dosja që shqyrtohet në Apel për lehtësimin e masës, duhet të jetë ajo e paraqitur në Shkallën e Parë.
“Erion Veliaj duhet të përqëndrohet te dosja dhe te ato letra për të cilat ai ka pretendime dhe marrëdhënia për të cilën janë avokatët e tij janë ata përgjegjës sepse ata kanë marrë për mbrojtjen e tij të ndjekin proceduralisht hap pas hapi të ndjekin dosjen.
Dosja e Shkallës së Parë, ajo shkon në Apel. Rastë të tilla të tjera unë nuk kam parë. Më duket e çuditshme. Si ka mundësi atëherë vendimi i Shkallës së Parë paska qenë me masë sigurie më të ashpër kur nuk ka pasur prova bindëse të forta dhe tani SPAK ka dorëzuar disa prova për të bindur Gjykatën”,- tha Petraj.
#paprecedentë #duhej #të #ishte #dosja #Shkallës #së #Parë
Java News