Tech

“Kurti nuk do të mbijetojë”, Minxhozi: Ka bllokuar sistemin, por i fryn sherrit të brendshëm

Analisti Skënder Minxhozi ka qenë i ftuar në një lidhje “skype” me edicionin “Neësline”, ku foli në lidhje me protestën që pritet të nisë pas pak në Kosovë, kundër qeverisë së Albin Kurtit.

Minxhozi tha se tan që qeveria Kurti ndjehen e izoluar ndërkombëtarisht, vijon luftën e brendshme, me parti historike. Sipas tij ky është një konflikt mes të tjerash edhe për lavdi.

“Kjo është vijimi i një konflikti të vjetër, që është ajo mes një partie historike, PDK ku janë të lidhur veteranët dhe qytetarët me një parti protestash si ajo e LVV.

Tani që qeveria Kurti ndjehet e izoluar ndërkombëtarisht, Kurti vijon me luftën e brendshme pasi e humbi atë të jashtme, me parti historike, që ka pasur rivalitet të hershëm, kjo është brenga e  vjetër e Kurtit për postin historik të UÇK dhe PDK.

Për mua është një konflikt mes të tjerash edhe për lavdi.

Kosova ka një kryeministër që ka bllokuar sistemin ka futur vendin nën sanksionni dhe po i fryn një konflikti të brendshëm për të fituar ca vota.

Fundi është i ditur, Kurti po mundohet thjesht të krijojë një antogonizëm të brendshëm për të zgjatur jetën e tij politike, dukeqenëse e ka humbur betejën me Perëndimin dhe e ka futur Kosovën me të padrejtë në një situatë konfliktuale me ata që e krijuan.

Unë mendoj që Kurti me këtë lloj kursi do ta ketë të vështirë të mbijetojë politikisht. Në një vend si Kosova që nuk është njohur dhe instaluar nga institucione ndërkombëtare, atribute vendimarrëse nuk ka vetëm vota e qytetarëve, por edhe bashkësia ndërkombëtare.

Kosova nuk mund të vazhdojë të avancojë në kërkimin e një statusi stabël ndërkombëtar , arritjen e paqeje me Serbinë dhe më vonë konsolidim e një shteti demokratik, pa u konsultuar me ata që e krijuan si shtet” tha Minxhozi./abcnews.al

#Kurti #nuk #të #mbijetojë #Minxhozi #bllokuar #sistemin #por #fryn #sherrit #të #brendshëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button