Aktualitet

Nga tarifat, tek Ukraina dhe kaosi i Musk! “Çmenduritë” e Trump në 50 ditë si President –

Donald Trump ka bërë kaq shumë gjëra në 50 ditë rikthim në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse premtoi gjatë fushatës se do të rimëkëmbte ekonominë amerikane, më shumë se sa lehtësim në “portofolin” e amerikanëve, është ndjerë vetëm toni i tij i ashpër dhe politikat gati absurde.

Ambiciet imperialiste

“Në një mënyrë a në një tjetër, do i marrim”, kështu është shprehur ai për Greenland, që është territor autonom i Danimarkës. Në fokusin e tij është edhe aneksimi i Rripit të Gazës dhe Kanalit të Panamasë. Bazuar në sondazhet, më shumë se 50% e amerikanëve nuk janë dakord me këto paralajmërime të Trump.

Bisedimet e dështuara me Ukrainën

Pa asnjë “urdhër” të dhënë nga Kremlini, Amerika i dorëzoi një tjetër territor të Ukrainës Rusisë. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth u tha aleatëve europianë se okupimi i atij territori është krejtësisht objektiv. Takimi mes Trump dhe Zelensky-t vetëm sa i dha “dritën jeshile” Vladimir Putin, i cili pak ditë më vonë vijoi me sulmet atje.

Roli i Trump në lirimin e Tate

Miliona amerikanë që i dhanë votën Trump, pasi ai premtoi t’i jepte trafikimit të qenieve njerëzore me ligje strikte dhe duke goditur bandat kriminale, kanë pësuar zhgënjim pasi Andrew Tate u mirëprit në Amerikë. Thuhet se administrata e Trump ka luajtur rol kyç në ushtrimin e presionit ndaj qeverisë rumune lidhur me Andrew dhe Tristan Tate. Vëllezërit, akuzohen për përdhunim, trafikim njerëzish dhe sulme seksuale.

Liderët europianë në “shënjestër”

Kjo periudhë është cilësuar si një ndër më “kritiket” për raportin SHBA-Europë. Kancelari i mundshëm i Gjermanisë Friedrich Merz ka deklarur se “vendi duhet të jetë më pak i mbështetur tek Amerika”. Ndërsa, Britania e Madhe është zotuar për t’i qëndruar pranë Ukrainës, me dërgimin e trupave në kuadër të misionit paqeruajtës.

Kaosi i Elon Musk

Që prej përshëndetjes së tij virale si nazist e deri te “ndjekja hap pas hapi” e Trump, bilioneri është kthyer në një prej protagonistëve në jetën politike globale tashmë. Raportohet se ai ka “gisht” në pjesën më të madhe të shkarkimeve që janë bërë nga Trump, përfshirë dhe figura të shquara të politikës amerikane dhe me eksperiencë të gjatë.

Tarifat ndaj vendeve fqinje

Ishte parashikuar që dollari të rritej në vlerë pas vënies së tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës, por Trump është tërhequr nga ky vendim, pasi ka kuptuar se në fakt kjo gjë ndikon negativisht në ekonomi.

Ngrirja e fondeve për programet e ndihmës

Miliona dollarë ndihma u shkurtuan (edhe për Gazën) duke kërcënuar kështu një armëpushim midis Hamasit dhe Izraelit. Ndihma e huaj që synon eliminimin ose kufizimin e përhapjes së sëmundjes është gjithashtu në rrezik. Programet e USAID-it kanë shpëtuar më shumë se 20 milionë jetë në Afrikë përmes trajtimit të HIV dhe AIDS-it, si dhe Ebolës. Ende nuk dihet a do vijojë e tillë kjo situatë.

Shënim: Imperializmi është një politikë në të cilën vendet e mëdha apo të fuqishme kërkojnë të zgjerojnë autoritetin e tyre përtej kufijve të tyre. Vendet imperialiste marrin nën kontrollin e tyre vende të tjera. Ata mund të përdorin forcën ushtarake për ta bërë këtë.

#Nga #tarifat #tek #Ukraina #dhe #kaosi #Musk #Çmenduritë #Trump #në #ditë #President
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button