Aktualitet

Lidheshin me “shtëpitë e barit” të shqiptarëve, si u zbulua banda që punonte në mesin e ditës për krimin në Britani –

Policia britanike ka goditur një grup që ndihmonte bandat shqiptare në prodhimin e kanabisit. Operacioni nga forcat e rendit u quajt SPARK.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, grupi në fjalë shtirej sikur ishin punëtorë të ligjshëm, por në fakt gërmonin në rrjetin kombëtar për të furnizuar me elektricitet për të ngritur shtëpinë e barit. Këtu u hynin në punë edhe shqiptarëve.

Grupi prej 10 personash punonte si i regjistruar për biznes në Shtëpinë e Kompanive të quajtur Elev8 Civils Utilities LTD. Ata hapnin rrugë dhe kanale për të shtruar kabujt elektrikë dhe këtë e bënin në mesin e ditës.

Njerëzit i shihnin duke bllokuar rrugët për shkak të punëve, por në fakt ata devijonin në mënyrë të paligjshme elektricitetin. Bëhet fjalë për furnizimin e 100 shtëpive bari duke ndihmuar këtu në krijimin e një “perandorie” pasi droga që u prodhua vlente 21 milion paund në total.

Por puna e tyre u zbulua kur policia bastisi një dyqan në Janar 2023. Atje u gjet një shtëpi bari me vlerë 1.2 milionë paund. Ndërkohë dy shqiptarë u gjetën brenda. Pas hetimeve, policia britanike bastisi edhe disa shtëpi të tjera të lidhura me këtë grup kriminal.

#Lidheshin #shtëpitë #barit #të #shqiptarëve #zbulua #banda #që #punonte #në #mesin #ditës #për #krimin #në #Britani
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button