Sport

Zgjodhi të luante për flamurin me të cilin kemi mbështjellë dëshmorët tanë

Etnik Brruti është kthyer në një çështje në Kosovë. Zgjedhja e tij për të veshur fanellën kuqezi të Kombëtares shqiptare ka sjellë nga pas një histeri të tepruar në opinionin sportiv të Kosovës. Shumë kanë nxituar ta emërtojnë si tradhëtar, pavarësisht faktit se lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e kombit. Ditën e sotme ka reaguar edhe vetë i ati i futbollistit. Besnik Brruti ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se djali i tij do të luajë për flamurin me të cilin janë mbështjellë të gjithë heronjtë e lu.ftës së UÇK-së. Ai thekson se Etniku po mbron vlerat kombëtare dhe po tregon besnikëri ndaj idealit për të cilin vetë shqiptarët e Kosovës kanë lu.ftuar.

“Tradhëtarë janë të gjithë ata që i thonë tradhëti mbrojtjes së flamurit të Adem Jasharit, Zahirit, Agimit e të gjithë dëshmorëve të rënë për liri! Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin. Ai nuk e ka refuzuar Kosovën, por ka zgjedhur të luajë për kombëtaren Shqiptare, për flamurin me të cilin i kemi mbështjellë dëshmorët tanë.

Kjo nuk është tradhëti, por besnikëri ndaj idealit për të cilin kemi luftuar. Të gjithë ata që sot e gjykojnë duhet ta dinë se askush nuk mund të na japë leksione për atdhedashuri dhe sakrificë për Kosovën. Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim vendimin e Brrutit, i cili me zemër dhe shpirt po ndjek rrugën e tij, duke mbrojtur vlerat kombëtare. Për ne, Kosova dhe Shqipëria nuk ndahen, sepse jemi një komb, një gjak dhe një histori!”, ka shkruar Besnik Brruti./Sport Ekspres/

#Zgjodhi #të #luante #për #flamurin #të #cilin #kemi #mbështjellë #dëshmorët #tanë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button