Sport

Atalanta shkatërron Juventusin në Torino, ekipi i Gjimshitit jep mesazhin e fortë për titullin kampion

Atalanta ka marrë sot një fitore të madhe përballë një kundërshtari të drejtpërdrejtë. Bergamaskët kanë shkatërruar Juventusin në Torino me shifrat 0-4. Goli i parë i takimit u shënua nga Retegui. Ky i fundit shndërroi një gol një penallti në minutën e 29 të takimit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të Atalantës, ndërsa e dyta nisi me golin e De Runit. Pas tij shënuan edhe Xapakosta në minutën e 66 dhe Lukmani në minutën e 77. Me këtë fitore ekipi i Berat Gjimshitit i jep një mesazh të fortë Napolit dhe Interit për titullin kampion. Atalanta tashmë ka shkuar në kuotën e 58 pikëve, vetëm 3 më pak nga Interi kryesues./Sport Ekspres/

#Atalanta #shkatërron #Juventusin #në #Torino #ekipi #Gjimshitit #jep #mesazhin #fortë #për #titullin #kampion
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button