Shqipëria t’i dërgojë një ftesë lojtarëve, po nuk e pranuan, rruga e mbarë…

Gjithmonë do të jetë një temë diskutimi e ngritur në Shqipëri ajo e pranimit apo e mos pranimit të ftesës nga ana e lojtarëve me origjinë shqiptare në Kombëtaren tonë. Flitet për lojtarë që janë pjesë e disa ekipeve mesatare në Europë, në moshë të vogël dhe që quhen me shumë premisë në të ardhmen. Në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “Ora Neës” u diskutua edhe për një temë të së kaluarës, Adnan Januzaj.
Ky i fundit po luante te Manchester United dhe bëri bujë jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Europën. Mënyra sesi shqiptarët u bënë bashkë asokohe për të bindur Januzajn të vishej kuqezi ishte mbreslënëse, për herë të parë për një lojtar nuk po merrej më vetëm FSHF për ta bindur, por e gjithë shqiptaria. Në fund Januzaj tha sërish “JO” dhe pjesa tjetër e karrierës së tij ishte histori. Alliu kujtoi edhe njëherë tjetër këtë rast, ndërsa Artur Cobani u shpreh se Shqipëria ka gabuar me mënyrën sesi tentoi të afronte Januzajn.
Artur Cobani: “Po kthehem te Januzaj, ne kemi gabuar shumë me Januzajn”.
Ilir Alliu: “Ku po luan Januzaj sot?”
Artur Cobani” “Ne nuk kemi bërë një politikë të drejtë në atë kohë me Januzajn, e humbëm”.
Ilir Alliu: “Po lëre mo se ngritëm delegacion shqiptar e dërguam në Angli se i përjetojmë këto gjëra sikur janë çudira të mëdha. Vajtëm gjetëm edhe Parashqevin atje, ngritëm komision paralmentar të kthenim Parashqevin mbrapa, se na çudite fare tani. Merr një ftesë nga Shqipëria dhe pastaj po deshe hajde, po deshe mos hajde kurrë. Të lusësh lojtarin të vij për kombin e tij, nuk bëhet kështu. Po deshe hajde, shih punën tënde pastaj”
#Shqipëria #dërgojë #një #ftesë #lojtarëve #nuk #pranuan #rruga #mbarë
SportExpress