Sot humbi ndjenjat dhe shkoi në spital! Rei Manaj nuk i diskuton fare ndeshjet e Shqipërisë, kthehet në stërvitje pas 2 ditësh

Viti 2025 nuk ka nisur shumë mirë për lojtarët shqiptarë që kanë kaluar dëmtime të shpeshta dhe lista zgjerohet me emrat e tjerë që i shtohen infermierisë. Për fat të mirë kemi shumë rikthime dhe për momentin tre lojtarët e rëndësishëm që qëndrojnë jashtë për shkak dëmtimi janë Armando Broja, Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Rei Manaj ka pësuar një dëmtim horror në ndeshjen e sotme kundër Goztepes.
Në minutën e 9 të takimit pas një krosimi të ulët të ardhur në zonë për të, Rei Manaj gjeti bukur topin me kokë, duke kërcënuar seriozisht portën kundërshtare. Por e menjëhershme ishte ndërhyrja e ardhur me kokë nga një mbrojtës i Goztepes, i cili gjeti Rei Manajn dhe jo topin. Një dëmtim i rëndë për Rei Manajn i cili humbi ndjenjat për pak kohë. Pas ndërhyrjes së shpejt të stafit mjekësor, në fushë do të hynte edhe ambulanca, për ta transportuar sulmuesin shqiptar drejt spitalit më të afërt.
Një moment që ka marrë duartrokitjet e tifozëve dhe padyshim, edhe ka prekur lojtarët e Sivasporit. Pas golit të dytë të realizuar kundër Goztepes, lojtarët e Sivaspor kanë dalë menjëherë me fanellat e Manajt dhe Simic, duke ia dedikuar atyre golin. Simic ishte lojtari që hyri në fushë për të marrë vendin e Rei Manajt, por edhe ai do të dëmtohej rëndë.
Pasi shkoi në spital u pa se gjendja e Manajt ishte e qëndrueshme dhe lojtari thjesht kishte kaluar një traumë momentale nga përplasja dhe nuk kishte probleme serioze. Në spital shkoi edhe preisdenti i Sivaspor, për të parë nga afër gjëndjen shëndetësore të Manajt. Por ajo që ka habitur doktorët në Turqi ishte fakti se në momentin kur hapi sytë, gjëja e parë që ka pyetur Rei Manaj ishte: “A do të luajë javën tjetër?”.
Kjo pyetje e bërë nga sulmuesi shqiptar ka marrë jehonë të madhe në mediat e Turqisë dhe është fjala e parë e momentit. Megjithatë kjo pyetje nuk ishte për të treguar dëshirën e madhe për të luajtur ndeshjen e radhës të Sivaspor, që është kundër Hatayaspor, një ndeshje krejt e zakontë, por për Kombëtaren. Tani po afron gjithmonë e më shumë koha e ndeshjes me Anglinë dhe kampionatet do të kenë edhe një javë të fundit përpara se lojtarët të grumbullohen nga Kombëtaret. Kjo pyetje e Manajt konsistonte pikërisht në lidhje me ndeshjet e Kombëtares, duke treguar dashurinë e madhe për fanellën kuqezi. Ndërkohë po sipas mediave turke raportohet se Manaj do të jetë gati që për ndeshjen e radhës kundër Hatayaspor. Sulmuesi shqiptar do të qëndrojë edhe një ditë në spital për procedurë dhe më pas do të fillojë stërvitjen te Sivaspori, për të qenë i gatshëm në përballjen kundër Hatayaspor. /Sport Ekspres/
#Sot #humbi #ndjenjat #dhe #shkoi #në #spital #Rei #Manaj #nuk #diskuton #fare #ndeshjet #Shqipërisë #kthehet #në #stërvitje #pas #ditësh
SportExpress