Aktualitet

Cilët janë emrat potencialë të Ramës për zgjedhjet e 11 Majit? Vendimi final do merret nga Kryesia –

Ethet brenda partive politike po shtohen teksa deputetët aktualë apo të rinjtë që duan të hyjnë në parlament, do ta mësojnë fatin e tyre për të qenë në listë, të mërkurën në mbrëmje.

Takimet e kryesocialistit Rama këtë të diel “kokë më kokë” me drejtuesit politik të Partisë Socialiste asnjë detaj nuk zbuluan publikisht, duke ja lënë shfaqjen kryesisë së PS e cila do të mblidhet të mërkurën.

Mediat kanë publikuar për çdo qark, emrat potenciale dhe me shanset më të larta për të marrë bekimin e Edi Ramës, edhe pse ende nuk është e qartë se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe të sigurt, e kush do të lëshohet në listën e hapur, për të përballuar edhe garën e brendshme më 11 maj.

Në qarkun Tiranë, ku dalin 37 deputete, pritet të kandidojë vetë Edi Rama, i shoqëruar nga një numër i madh ministrash dhe nga vetë kryetarja e parlamentit. Megjithëkëtë, bie në sy edhe kandidimi i të rinjve, si Helena Kaçe, apo Zerina Brucit, koordinatore për diasporën.

Në qarkun Fier, Belinda Balluku pritet të kandidojë vetëm një deputete aktuale, Antoneta Dhimën, dhe pjesa tjetër përbëhet nga zëvendësministra dhe drejtorë të saj në Ministri.

Korçë, Niko Peleshi parashikohet të bëjë vetëm pak ndryshime, por gjithsesi duke përfshirë edhe ai në listë emra të rinj, të politikës lokale.

Shkodra e drejtuar nga Benet Beci, pritet t’i rezervojë një vend Agron Çelës, i cili braktisi LSI-në, për PS-në. Por kësaj radhe, pritet që ai të kandidojë të bijën. Oferta paraprake e Shkodrës përbëhet nga njerëz lokalë, prefektja apo nënkryetari i Bashkisë.

Vlorë, Bledar Çuçi forcon radhët me 2 ministra në listë, si dhe me kujdesin për të pasur përfaqësim të komunitetit greke dhe çam.

Lezhë, Ulsi Manja pritet të jetë në listë të mbyllur bashkë me Ermal Pacajn, ndërsa lista e hapur do të përfaqësojë Mirditën, Lezhën e Kurbinin.

Elbasan, drejtuesi politik Arbian Mazniku rinovon 2 ose 3 mandate aktuale, si Evis Kushi apo Saimir Hasalla, si dhe pritet për tu parë nëse Taulant Balla do të jetë në Tiranë apo në qarkun e tij të origjinës.

Lista e qarkut Durrës ngelet më e paqarta deri më tani, me pak emra të diskutuar, dhe me pritshmëri të larta për të rikandiduar vetëm Klodiana Spahiun dhe Milva Ekonomin.

Mundësitë e PS në Kukës, rrotullohen vetëm rreth Eduard Shalsit, i cili gjithsesi do të kandidojë edhe 3 emra të tjerë.

Dibër, Bledi Klosi pritet të fusë në garë edhe Agron Malajn, kryebashkiakun aktual të Matit.

E njëjta tezë diskutohet edhe për Ervin Demon në Berat, i cili si kryetar bashkie, mban edhe peshën e shefit politik të qarkut.

Edhe në Gjirokastër, Mirela Kumbaro planifikon të kandidojë një kryetar bashkie për të forcuar radhët e parlamentit. Tërmet Peçi është përfshirë në testimet paraprake si kandidat për deputet.

Këto emra në dosjet e krerëve politikë të qarqeve, mund të pësojnë ndryshime prej Edi Ramës, i cili, gjithsesi mund të plotësojë nevoja më të gjera të partisë e po ashtu pritet të ketë as nën mëngë për emra surprizues apo sugjerime që mund t’i vijnë në kanale të tjera, përveç politikës lokale.

#Cilët #janë #emrat #potencialë #të #Ramës #për #zgjedhjet #Majit #Vendimi #final #merret #nga #Kryesia
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button