Sport

Fiorentina nuk e plotëson dot dëshirën e Interit, Napoli fiton kundër tyre dhe i afrohet kreut me 1 pikë

Napoli ka arritur që të fitojë në shifrat 2-1 kundër Fiorentinës. Një ndeshje e zgjidhur nga ana e Lukakut, i cili realizoi golin e parë të takimit në minutën e 26. Kështu do të mbyllej pjesa e parë, me një qetësi në kampin e ekipit të Kontes.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60, Lukaku do të shërbente për Raspadorin, që do të sillte edhe golin e dytë të takimit. Më pas Fiorentina barazoi me anë të Gudmundsson, por pa arritur që të dalë me pikë nga Napoli. Një tre pikësh me shumë vlerë ky për Napolin, pasi Fiorentina është një kockë e fortë këtë sezon në Serinë A. Ndërkohë me këtë fitore, Napoli i afrohet Interit me 1 pikë në kryesim. /Sport Ekspres/

 

#Fiorentina #nuk #plotëson #dot #dëshirën #Interit #Napoli #fiton #kundër #tyre #dhe #afrohet #kreut #pikë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button