Aktualitet
Gjendet pa shenja jete një grua në Kamenicë – policia nis hetimet

Një grua ka humbur jetën në Kamenicë, ndërkaq policia ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.
E njëjta raportohet se është gjetur pa shenja jete.
“Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
#Gjendet #shenja #jete #një #grua #në #Kamenicë #policia #nis #hetimet
gazetablic.com