Aktualitet

Ky është njëri nga të dyshuarit për tentim vrasjen në Prishtinë

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Prishtinë, ku dy persona kanë tëntuar ta sulmojnë fizikisht një person tjetër, ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Motivet që çuan deri te kjo ngjarje nuk dihen akoma, ndërsa rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas informacioneve të konfirmuara, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së viktimës.

Sinjali mëson se njëri nga të dyshuarit në lidhje me këtë rast është Orges Rusinovci.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ku edhe është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar nga organet e rendit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



#është #njëri #nga #të #dyshuarit #për #tentim #vrasjen #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button