Aktualitet

Një burrë gjendet pa shenja jete në një objekt të pabanuar në Prishtinë

Të premtën rreth orës 13:46, është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt të pabanuar.

“Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.



#Një #burrë #gjendet #shenja #jete #në #një #objekt #të #pabanuar #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button