“Para dy muajsh thoshte që isha trajner i madh, tani më masakron çdo ditë”, Konseisao nuk kursen as një emër të njohur si Saki

Milani do të përballet mbrëmjen e nesërme me Leçen në javën e 28 të Serisë A. Serxho Konseisao ka thënë përpara gazetarëve në prag të këtij takimi se në një skuadër si Milani nuk duhet të diskutohet më për dëshirë lojtarës. Ai ka theksuar se çdokush që do të mbrojë ngjyrat kuqezi duhet ta kenë patjetër dëshirën sapo shkelin në qendrën stërvitore.
Konseisao ka pasur gjithashtu edhe një kundërpërgjigje për një emër të madh të trajningut italian, për Arrigo Sakin. Ai ka vënë në dukje faktin se përpara dy muajsh Saki fliste me fjalë të mira për të, ndërsa tashmë e masakron nëpër media.
“Nëse një lojtar që mbron ngjyrat e Milanit, vjen në Milanelo dhe ne flasim për dëshirë, atëherë këtu diçka nuk shkon mirë. Dëshirën duhet ta kenë të gjithë. Kjo është padyshim diçka që duhet të qendrojë çdo ditë te dikush që hyn këtu në Milanelo për të mbrojtur këtë fanellë.
Si të dalim nga kriza? Unë njoh vetëm një rrugë, rezultatin. Inzagi tha që mund të fitojë 3 trofe? Atëherë ne mund të fitojmë 2 trofe, pavarësisht gjithë sezonit negativ që kemi pasur.
Saki tha dy muaj më parë që unë isha një trajner i rëndësishëm dhe tani më masakron çdo ditë. I kam shkruajtur, por nuk më është përgjigjur. E respektoj shumë, sepse ka qenë trajneri im”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/
#Para #muajsh #thoshte #që #isha #trajner #madh #tani #më #masakron #çdo #ditë #Konseisao #nuk #kursen #një #emër #të #njohur #Saki
SportExpress