Evertoni nuk do të rrezikojë më shumë, i ndalon Shqipërisë marrjen e Armando Brojës për ndeshjet e marsit

Nuk është hera e parë që Evertoni zgjedh që të luajë dhe shumë pisët madje me rastin Armando Broja. Sulmuesi shqiptar ka qenë shumë i pafat me dëmtimet dhe vetëm në fillimin e janarit, të vitit 2025, u dëmtua dy herë me ekipin e ri. Pas shumë kohë vuajtjesh dhe kalimi në spital, Broja u lut që në këtë vit të kishte bekimin për të nisur karrierën e madhe dhe për të rikuperuar kohën e humbur.
Megjithatë sapo shkeli fushën, preku edhe barelën gjithashtu. Broja u dëmtua rëndë në ndeshjen kundër Peterbourg dhe të gjithë prisnin që sulmuesi shqiptar të kthehej në fundin e këtij sezoni. Dhe fati i tregoi se nuk e ka braktisur plotësisht, por është ende me të. Situata shkoi më mirë se ishte parashikuar dhe Broja u rikthye që në fundin e shkurtit.
Loja i pisët e Everton qëndroi në faktin se sipas tyre Broja do të kthehej në muajin maj atëherë kur sezoni të kishte mbaruar dhe kërkoi nga Chelsea që ta merrte sërish shqiptarit në ekip, përpara kohe. Kjo pasi marrëveshja e huazimit mes Evertonit dhe Chelsea mbaron në qershor dhe pasi Moyes erdhi në ekip, kërkonte që të krijonte ekipin edhe për sezonin tjetër, duke larguar një huazim që ka dëmtime të shpeshta.
Chelsea e kuptoi lojën dhe ktheu përgjigje të menjëhershme duke i kërkuar Evertonit që të kompensonte pagesat e Brojës deri në qershor dhe më pas mund ta kthenin lojtarin. Në një situatë të tillë, Evertoni zgjodhi që të mbante Brojën. Por përtej faktit se Evertoni e ekzagjeroi situatën e dëmtimit, fati ishte sërish me Brojën pasi u rikthye në variantin e tij më të mirë dhe në kohën më të shpejtë.
A do të jetë Armando Broja për ndeshjet e marsit dhe veçanërisht për ndeshjen me Anglinë? Këto futet sërish në lojë Evertoni, që pas një skeme të dështuar me Chelsea, këtë herë nuk do të rrezikojë asgjë me Shqipërinë. Ekipi anglez ka bërë një plan të ngadaltë stërvitor me Armando Brojën, në mënyrë që të mos rrezikojnë asgjë si për ndonjë dëmtim të tij me Evertonin, por edhe me Shqipërinë.
Madje trajneri i Everton, Moyes, e tha hapur në konferencën për shtyp se nëse do ta pyesnin mjekët e klubit do ta kërkonte Brojën pas ndeshjeve të Kombëtareve, në mënyrë që të mos ketë asnjë shans edhe për Shqipërinë që ta thërras. “Mund të them që koha pas Kombëtareve do të ishte koha ideale për të. Ka një shans që Broja të kthehet javën tjetër dhe të jetë gati kundër Ëest Ham. Por në këtë moment unë do të ndjek këshillën e mjekëve. Nëse ata do të më pyesnin, do të kërkoja që të vinte pas ndeshjeve të Kombëtareve”, tha Moyes.
Kështu Evertoni do të vazhdojë me planin e ngadaltë stërvitor dhe të rikthimit të Brojës dhe nëse ai nuk do të luajë qoftë edhe një minutë para ndeshjeve të Kombëtares, është e pamundur marrja e tij nga Anglia. Ekipi anglez do të veprojë në këtë mënyrë dhe tani me shumë gjasa Broja nuk do të jetë gati për ndeshjet e marsit me Shqipërinë, por menjëherë pas tyre do të kthehet që të luajë te Evertoni. /Sport Ekspres/
#Evertoni #nuk #të #rrezikojë #më #shumë #ndalon #Shqipërisë #marrjen #Armando #Brojës #për #ndeshjet #marsit
SportExpress