Sport

Ardian Ismajli shqetëson Shqipërinë para ndeshjeve të marsit, “zhduket” pas mrekullisë me Juventusin

Ardian Ismajli ka shqetësuar kampin kuqezi teksa po afrojnë ndeshjet e marsit dhe finalja e parë do të luhet kundër Anglisë. Shqipëria kërkon të realizojë ëndrrën “e pamundur”, për të shkuar në Botëror dhe rruga fillon në Ëembley.

Mbrojtësi shqiptar ka kaluar një dëmtim që e ka lënë prej një kohe të konsiderueshëm jashtë fushës së blertë dhe u rikthye në fushë me Juventusin. Ismajli luajti në pjesën e parë dhe në të dytën u zëvendësua menjëherë, ndërsa Empoli eliminoi Juventusin dhe kaloi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Më vonë u mësua se gjithçka ishte sipas planit të rikthimit dhe trajneri kishte folur që në fillim me Ismajlin se do të luante vetëm 45 minuta dhe zgjodhi pjesën e parë për të, si më të rëndësishmen. Rikthimi duhej të bëhej gradual në mënyrë që Ismajli të mos rrezikonte më shumë. Por mesa duket Ismajli ka ndierë shqetësime të tjera dhe humbi ndeshjen e fundit kundër Xhenos dhe me shumë gjasa do të mungojë edhe kundër Romës. Sipas mediave italiane, Ismajli ka mundësi të mos jetë gati për këtë takim pasi stafi kërkon të mos rrezikojë për ta pasur të gatshëm në momentet finale të sezonit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Ardian #Ismajli #shqetëson #Shqipërinë #para #ndeshjeve #të #marsit #zhduket #pas #mrekullisë #Juventusin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button