Falsifikonin pasaporta shqiptare dhe të huaja, bien në pranga 2 persona në Elbasan –

Policia ka vendosur në pranga 2 persona të cilët falsifikonin karta identiteti, pasaporta, leje qëndrimi shqiptare e të huaja.
Në bashkëpunin me njëri-tjetrin, ata kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.). Këtë veprimtari këta shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit.
“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan shtetasit Dh.P. dhe A.L. të dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit te dokumentave”, “Falsifikimi i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve” parashikuar nga neni 186, 189 dhe 192 i K.Penal.
Në kuadër të procedimit penal nr.1525, viti 2024, ndjekur me metoda speciale hetimi (vëzhgime ambjentale dhe veprime simuluese), pas kryerjes së veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit Dh.P. dhe A.L., në bashkëpunin me njëri-tjetrin kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit të dokumentave të ndryshëm si leje drejtimi, Letërnjoftime ID, leje qëndrimi etj., shqiptare dhe të huaja (italiane, belge, greke, bullgare, rumune etj.). Këtë veprimtari këto shtetas e kryenin kundrejt shpërblimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Elbasanit.
Në kuadër të veprimit simulues Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan ka sekuestruar dokumentet e falsifikuara me gjeneralitetet e krijuara (që janë fiktive).
Ndërsa nga kontrolli i banesave të personave nën hetim u sekuestruan pajisjet që shërbenin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuar.
Gjithashtu Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykate kërkesat për vleftësim të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës të sigurimit me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.
#Falsifikonin #pasaporta #shqiptare #dhe #të #huaja #bien #në #pranga #persona #në #Elbasan
Java News