Ferizaj dhe Suhareka e hapin sot xhiron e 23-të në Superligën e Kosovës

Sot fillon xhiroja e 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e parë e xhiros së 23-të zhvillohet sot në Ferizaj, atje ku skuadra po me këtë emër përballet me Suharekën, ku gjyqtar kryesor do të jetë Lirim Jashari, transmeton Sport.
Llapi në krizë të rezultateve pret të shtunën Dritën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, me Mentor Ajetin që do ta gjykojë këtë takim.
Ballkani dhe Prishtina premtojnë spektakël në fushë, me të dy skuadrat që do të përballen poashtu të shtunën në Therandë. Gjyqtari me shumë përvojë, Dardan Çaka do të ndajë drejtësinë në këtë përballje.
Xhiro e 23-të mbyllet me dy ndeshje që luhen ditën e diel, ku Gjilani pret Feronikelin ’74, derisa Dukagjini takohet me Malishevën.
Në Gjilan, gjyqtar kryesor do të jetë Ersen Janovali, kurse në Klinë, Burim Jahmurataj.
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të fillojnë nga ora 14:00
/ Sport/
#Ferizaj #dhe #Suhareka #hapin #sot #xhiron #23të #në #Superligën #Kosovës
gazetablic.com