Life Style

Taulant Balla merr sot zyrtarisht postin e ministrit të Brendshëm, betohet në Presidencë

Taulant Balla do të marrë sot zyrtarisht postin e ministrit të Brendshëm.

Ceremonia e betimit do të mbahet në orën 11:00 në Presidencën e Shqipërisë.

Socialisti Balla do të nisë një tjetër etapë në karrierën e tij politike, në një ndër postet më të rëndësishme të kabinetit qeveritar, i cili shpesh herë është dhe më i kritikuari nga opinioni publik.

Me propozim të kreut të qeverisë, Edi Rama, vendimi fillimisht u dekretuar nga presidenti, Bajram Begaj e më pas u votua me shumicë votash në kuvend.

Dekreti mori 75 vota pro, 16 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa emërimi i Ballës mori dhe duartrokitjet e deputetëve socialistë.

Me një karrierë të gjatë politike, i spikatur si deputeti më i votuar në zgjedhjet parlamentare të 2021, Balla pati një mesazh këtë herë jo vetëm për votuesit e tij, por për çdo qytetar shqiptar.

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Balla iu premtoi qytetarëve se do iu shërbejë me përulësi dhe mbi të gjitha nuk do i zhgënjejë.

Taulant Balla do të pasojë Bledi Çuçin në detyrën e re, teksa ky i fundit u shkarkua nga kreu i kabinetit, Edi Rama, pas skandalit të dhunës barbare të fisit Rraja.

 

 

#Taulant #Balla #merr #sot #zyrtarisht #postin #ministrit #të #Brendshëm #betohet #në #Presidencë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button