Aktualitet

VIDEO/ “Shpëtoni veten, hidhuni në det!” Anija me 92 persona pushtohet me shpejtësi nga flakët –

Një video dramatike shfaq momentin e tmerrshëm që kaluan 92 persona në bordin e një anijeje turistike, e cila u përfshi nga flakët.

Zjarri në “Katamaran Tayrona” u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në njërin nga motorët dhe u përhap shpejt në të gjithë anijen, ndërsa ajo po udhëtonte pranë Santa Martës në Kolumbi. 89 turistë dhe 3 anëtarë të ekuipazhit u detyruan të evakuohen dhe u filmojnë duke u hedhur nga anija, ndërsa ajo ishte e përfshirë nga flakët.

Tymi i zi mund të shihej në qiell në një video të kapur nga një anije tjetër, ndërsa pasagjerët notonin në panik për të shpëtuar nga anija e djegur. Një nga pasagjerët, Carlos Gutierrez, tha: “Na thanë të qëndronim të qetë, por kur pamë tymin dhe zjarrin, paniku përfshiu të gjithë dhe kishim vetëm një synim, të shpëtonim veten të hidheshim në det”. Ai tha se disa persona ishin lënduar kur u hodhën në ujë ose u munduan të notonin deri në anijet shpëtimi.

Fatmirësisht, nuk u raportuan lëndime të rënda, ndërsa një hetim është hapur për të zbuluar shkakun e zjarrit.

#VIDEO #Shpëtoni #veten #hidhuni #në #det #Anija #persona #pushtohet #shpejtësi #nga #flakët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button